Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Ambasadoren e Francës Sh. S. Znj. Catherine Suard, Shefin e Sektorit Rajonal Ekonomik për Ballkanin Perëndimor në Ambasadën Franceze, Pierre Grandjouan dhe Këshilltarin Ekonomik të Ambasadës Franceze, Thomas Menoret mbi marrëveshjen G2G dhe bashkëpunimet bilaterale. Palët folën në takim për sektorët dhe programet që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duhet të angazhojë dhe grupet teknike të punës.
Marrëveshja qeveritare G2G ka si synim forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve dhe zbatimin e projekteve strategjike për zhvillim profesional dhe teknologjik duke kontribuar në mire përgatitjen e Republikës së Shqipërisë, si treg dhe si realitet ekonomik, për anëtarësimin në BE.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ndër të tjera ka në fokus shërbimet publike, investimet, modernizimin e infrastrukturës, asistencën për zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, qeverisjes elektronike, sigurisë kibernetike, si dhe optimizimin e burimeve njerëzore për të arritur standardet e Bashkimit Evropian.
Kjo marrëveshje mbështet sjelljen e të gjithë kontributit të Francës në Shqipëri, me tërë kapacitetin dhe mundësitë që ky shtet ka dhe ofron, për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit paralel me integrimin tonë në Bashkimin Evropian.