Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ditën e martë më datë 11 nëntor ora 9.30 në sallën ‘Aleks Buda’ të Akademisë së Shkencave hap punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Jeronim De Rada (1814-1903)”.

Kjo konferencë, që zhvillohet në kuadrin e 200 vjetorit të lindjes së poetit nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Akademisë së Shkencave dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës, organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, Universitetin ‘Luigj Gurakuqi, Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani, Universitetin ‘Eqrem Çabej’, Universitetin ‘Ismail Qemali dhe Universitetin ‘Fan Noli’. Pjesëmarrëse në këtë aktivitet kulmor, i cili zhvillohet në kuadër të 200-vjetorit të shpalljes së vitit De Radian do të jetë Ministrja e Kulturës Znj. Kumbaro.

 Gjithë ekzemplarët e shtypur të veprës së Jeronim De Radës, do t’u dhurohen bibliotekave në mbarë vendin si edhe institucioneve të tjera të rëndësishme të lidhura me kulturën.

Konferenca është menduar të zhvillohet në harkun e dy ditëve, ku në ditën e parë do të mbahen afro 30 kumtesa, ndërsa ditën e dytë do të zhvillohet promovimi i botimit për herë të parë i veprës së plotë letrare të komentuar të De Radës, si dhe do të mbahet edhe ceremonia e dhurimit të një seti ekzemplarësh për dy institucionet-Akademinë e Shkencave dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës.

11 nëntor ora 9.30 salla ‘Aleks Buda’, Akademia e Shkencave.{:}