Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=1469]

Më shumë ngjarje artsitike, shkëmbime e bashkëpunime mes teatrove, Galerive Kombëtare, Institucioneve të Trashëgimisë Kulturore , Bibliotekave Kombëtare, të Drejtat e Autorit dhe jo vetëm. Ky është qëllimi dhe ajo çfarë parashikon kalendari i përbashkët kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili u nënshkrua ditën e sotme mes dy ministrave, Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Të dy ministrat vlerësuan këtë Protokoll Bashkëpunimi në fushën e kulturës, i cili nënshkruhet për të katërtin vit radhazi mes dy vendeve, me qëllim thellimin dhe forcimin e  hapësirës  së përbashkët kulturore.

Ministrja Kumbaro gjatë nënshkrimit të Protokollit për kalendarin e përbashkët kulturor, vuri theksin tek një bashkëpunim më i ngushtë si në fushën e restaurimeve, por dhe shfaqjeve dhe performancave  të Operas dhe Baletit

Nga ky bashkëpunim fiton kultura, artistët dhe publiku. Ndjehem me fat që  jam pjesë e kësaj historie bashkëpunimi që në krye të herës, kur në vitin 2014 nisëm bashkë me Qeverinë e Kosovës, institucionin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri- Kosovë”, shkruan Kumbaro në Tëitter pas nënshkrimit.

Këtë vit u propozua edhe zhvillimi i një Festivali të përbashkët (ose Java kulturore shqiptare) me koncerte folklorike, panaire artizanati, panaire kulinarie, koncerte të këngëtarëve të ndryshëm, ekspozita të pikturës, të kostumeve popullore, fotografike, etj nga te dy vendet me synimin që ky lloj aktiviteti të kthehet në traditë e të zhvillohet çdo vit në qytete të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.

 

Ky Protokoll Bashkëpunimi, gjithashtu parashikon se  palët me marrëveshje mund të plotësojnë dhe ndryshojnë listën e aktiviteteve të përfshira në kalendar.

Kalendari i Përbashkët Kulturor, është rezultat i Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i vitit 2014.

 {:}