Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=1542]

“Mediterranea 18” përfundoi fazën e përgjedhjes së artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu, të cilët aplikuan pas hapjes së thirrjes për aplikim më 14 nëntor deri në mbylljen e saj më 20 Janar 2017. Më shumë se 800 artistë nga vendet anëtare të BJCEM-it dhe rreth 80 artistë shqiptar aplikuan për tu bërë pjesë e Bienales që do të zhvillohet më datat 4- 9 Maj 2017, në Tiranë dhe Durrës.

Në konferencën për shtyp, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se kjo Bienale është me rëndësi të veçantë, sidomos për artistët shqiptarë të cilët kanë mundësi që të përballen në një skenë më të madhe, siç është ajo e Bienales së Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheut.

Për drejtuesit artistikë ishte sfidë jo vetëm për tu ruajtur standarti dhe cilësia, por nga ana tjetër edhe për t’i dhënë mundësinë artistëve të rinj të hyjnë në një sfidë dhe përballje me skenën ndërkombëtare. Ky është objektivi pse Shqipëria  mori përsipër të organizojë bienalen dhe të jetë vendi mikpritës i saj. Ne duam që artistët e rinj, artistët shqiptarë, në radhë të parë tu jepet një mundësi në një ngjarje shumë të madhe ndërkombëtare, një përballje që shkon përtej skenës shqiptare dhe që u jep atyre më tepër mundësi. Kjo përkon me politikat e Ministrisë së Kulturës për ta kthyer Shqipërinë në një ndër vendet e rëndësishme të axhendave kulturore ndërkombëtare dhe në këtë kontekst, Tirana do të jetë jo vetëm qyteti mikpritës, por edhe kryeqyteti i kulturës”, tha Kumbaro.

Më tej minsitrja Kumbaro tha se janë përzgjedhur 32 artistë që përfaqësojnë Shqipërinë dhe 8 artistë që përfaqësojnë Kosovën.

“Është e rëndësishme të theksojmë disa elementë që kanë të bëjnë me risitë e këtij  grupi të drejtuesve artistikë. Përgjithësisht Bienalja i përzgjedh projektet dhe artistët nga vendet partnere, ndërsa këtë herë, falë insistimit të drejtorit artistik mbi 50 përqind e projekteve pavarësisht nga vendet prej të cilave vijnë, janë përzgjedhur drejtpërdrejtë nga grupi kuratorial, me të cilin tashmë jemi prezantuar.  Lajm i mirë është që për herë të parë kësaj bienaleje i është bashkuar edhe Kosova, me një partner zyrtar që është  Galeria e Kombëtare e Kosovës.  Janë përzgjedhur 32 artistë  që përfaqësojnë Shqipërinë, ndërsa 8 përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën”, theksoi më tej ministrja  e Kulturës.

Ndërsa drejtori artistik i Bienales, Mediterranea 18, Driant Zeneli tha se Bienalja e Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheut, shërben shpesh si një pikënisje në rrugën e gjatë të artit për shumë artistë.

Zeneli tha se procesi i përzgjedhjes së artistëve nuk ishte i lehtë, ndërsa theksoi se Shqipëria ka numrin më të lartë të artistëve përfaqësues.

Artistët që përfaqësojnë Shqipërinë janë:

Arba Bekteshi

Fatlum Doci

Marinela Ndria

Arjon Muarremi

STUDIOARCH4

Ledia Kostandini

Rea Xhillari

Elona Çuliq/Besmir Sula

Blenard Azizaj/Maya Gomez/ Eva Alonso/Kalliopi Aggelopoulou

Rosella Pelliçiotti/Roberto Nuha

Arbies Komoni

Lisiana Demiraj

Jonida Prifti

Blerina Goce

Lek Gjeloshi

Sead Kazanxhiu

Jonida Laçi

Edson Luli

Iva Lulashi

Remijon Pronja

Vangjush Vellahu

Bledar Boraku

Via Tirana/ Uj Pa Gaz

Ilir Lluka & Ervina Halili

Juria e ngritur, përbërë nga Drejtori Artistik, Driant Zeneli dhe nga grupi kuratorial, Jonida Turani, Maja Ciric, Maria Rosa Sossai, Eroll Bilibani, Ema Andrea, Alban Nimani dhe Rubin Beqo dhe në bashkëpunim me rrjetin BJCEM, përzgjodhën sipas kritereve të shpallura në faqen zyrtare të rrjetit BCJEM, 230 artistët ndërkombëtar, nga të cilët 32 artistë do të përfaqësojnë Shqipërinë. Artistët e përzgjedhur do të marrin pjesë në gjashtë disiplina artistike ku dhe do të refletohen forma të ndryshme të artit bashkëkohor. Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar BJCEM shpallin listën përfundimtare të artistëve të përzgjedhur në faqjet zyrtare. Artistët do të prezantohen për publikun shqiptar dhe të huaj bazuar në konceptin kuratorial të Drejtorit Artistik, Driant Zeneli dhe do të sjellin nëpërmjet veprave dhe performancave të tyre temën e shtëpisë dhe elementët e saj si historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. “Shtëpia” e artistëve pjesëmarrës më tepër sesa një mesazh do të jetë një proçes, i cili i nënshtrohet një tjetërsimi të vazhdueshëm, ku asgjë nuk humbet e asgjë nuk gjendet. Së fundmi, këta artistë i bashkohen qëllimit të përbashkët të  “Mediterranea 18” që është prezantimi i artit që sfidon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.{:}