Ministry of Economy, Culture and Innovation

Shpallje konkursi, për përzgjedhjen e dy artistëve shqiptarë, që do të jenë pjesë e “MEDITERRANEA 19 – SCHOOL OF WATERS”, Bienalja e Artistëve të Rinj

 

Thirrje e hapur për aplikim të artistëve shqiptarë për pjesëmarrje në Bienalen me titull “Mediterranea 19 – School of Waters”, i cili do të realizohet në Republikën e San Marinos,  datë 22 – 25 tetor 2020.

Institutet Kulturore të Republikës së San Marinos, në bashkëpunim me Universitetin e San Marinos dhe BJCEM, ka publikuar në web thirrjen për Bienalen e Artistëve të Rinj Mediterranea 19, dhe është e hapur për artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, nga mosha 18 deri 35 vjeç (të lindur nga 1 janari 1984), që vijnë nga ose bazohen brenda një plejade territoresh që lidhen me Detin Mesdhe si: Shqipëri, Algjeri, Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Qipro, Egjipt, Francë, Greqi, Itali, Jordani, Liban, Libia, Malta, Mali i Zi, Maroku, rajoni nordik Norvegjia, Suedia, Danimarka, Finlanda, Greenland, Ishujt Faroe, Palestina, Republika e San Marino, Serbia, Siria, Sllovenia, Tunizia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar. Afati i fundit për aplikimin është data 26 Janar 2020, ora 20:00.

Përzgjedhjet do të bëhen në datat 14-15 dhe 16 shkurt 2020. Deri në fund të shkurtit do të prezantohet lista e artistëve të përzgjedhur.

Këtë vit, struktura e thirrjeve të hapura nuk do të ndahen me disiplina, por do të paraqesin shtigje kuratoriale. Të gjitha aplikimet do të mblidhen direkt nga BJCEM, i cili do t’i shpërndajë punimet te kuratorët dhe anëtarët për vlerësim, por përzgjedhja përfundimtare u është deleguar kuratorëve.  Ministria e Kulturës ka të rezervuara dy kuotat për pjesëmarrje.

Programi:

Bienalja “MEDITERRANEA 19 – Shkolla e Ujërave”, do të zhvillohet në institucionet publike dhe vendet e Republikës San Marino, duke përfshirë: Cisternat e “Pianello”; Institutet Kulturore të San Marino: Galeria Kombëtare e San Marino; Teatri Titano; Muzeu San Francesco; Rocca Guaita (Kulla e Parë); Muzeu i Historisë Natyrore; Universiteti i Republikës së San Marino / Manastiri i lashtë i Santa Kiarës; Qendra e Përhershme e Studimit për Muzeun-Emigrant-Muze të Republikës së San Marino; Ambasada e Italisë në San Marino; Kulla e Portës së San Francesco; Ish-tuneli hekurudhor “Il Montale”; Ish-tuneli hekurudhor i Borgo Maggiore; Salla e Këshillit Bashkiak të Borgo Maggiore; Teatri Concordia; Instituti i Muzikës / Kisha Sant’Anna, ndër të tjera.

Kuratorë të Bienales do të jenë:

  1. Alessandro Castiglioni , Itali;
  2. Simone Frangi , Itali / Francë (themeluesit dhe drejtorët e A Oasis Natural)

Ndërsa pjesë e Bordit Kuratorial do të jenë: Theodoulos Polyviou , Qipro / MB; Denise Araouzou , Qipro / Spanjë; Panos Giannikopoulos , Greqi; Angeliki Tzortzakaki , Greqi / Hollandë; Nicolas Vamvouklis , Greqi / Itali; Giulia Gregnanin , San Marino / Britani e Madhe; Giulia Colletti , Itali / Mbretëria e Bashkuar.

Organizatoret e Bienales “Mediterranea 19 – School of Waters”, do të mbulojnë akomodimin e 70 fituesve, ndërsa anëtarët e BJCEM do të kujdesen për udhëtimin dhe transportin me sigurimin e veprave të artit, deri në një shumë maksimale që do të diskutohet midis anëtarit të referencës BJCEM dhe artistit të zgjedhur.

Afati i aplikimit, shpallja e fituesve dhe koha e zhvillimit të Bienales “Mediterranea 19 – School of Waters:

Data e fundit e aplikimeve 26.janar 2020

Shpallja e fituesit do të bëhet më datë 14-15-16 shkurt 2020

Data e hapjes së Bienales 22 – 25 tetor 2020

Fituesi do të njoftohet publikisht nga organizatorët e BJCEM dhe do të shpallen në web të Ministrisë së Kulturës.

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistët, shkrimtarët dhe studiuesit nga mosha 18 deri 35 vjeç (të lindur nga 1 janari 1984). Artisti pjesëmarrës në konkurs duhet të aplikojë online në adresat zyrtare të BJCEM: http://www.bjcem.org/mediterranea19/call_eng/

Të dhënat e sakta të aplikuesit si: emër, mbiemër, emër grupi ose ai artistik, data dhe vendi i lindjes, kombësia, adresa (ku po jetoni aktualisht), numri i pasaportës dhe data e skadimit të pasaportës, numri i telefonave (specifikoni kodin ndërkombëtar), emali, faqe web (nëse ka)

Nëse jeni një grup, ju lutemi shënoni më poshtë emrat, datën e lindjes dhe kombësinë (maksimum 3 anëtarë për secilin grup).

Të gjithë aplikantët e interesuar u kërkohet të paraqesin një PDF (një program falas për të bashkuar PDF në një skedar që mund të bëhet këtu https://www.ilovepdf.com/merge_pdf) duke përfshirë:

  • Formularin e aplikimit
  • CV e plotë
  • Portofoli (azhurnuar në vitin 2019)
  • Deklarata
  • Një përshkrim prej 400 fjalë maksimumi dhe material vizual që i përgjigjen konceptit kuratorial të “Shkollës së Ujërave” (mund të përfshihen lidhje me YouTube dhe Vimeo)

Artisti do të marr një e-mail konfirmimi për aplikimin e pranuar të tij. Mungesa e një, ose më shumë dokumentave të kërkuar më sipër, nuk ju kualifikon në konkurs.

Informacion i rëndësishëm shtesë:

  • Aplikimi mund të dërgohet vetëm përmes postës elektronike (bashkëngjitjet deri në 25 MB), në BJCEM në: Application@bjcem.org
  • Subjekti i emailit duhet të lexojë: “MED19_Name_Surname”

{:}