Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=1114]

Mediterranea 18 – Young Artists Biennale Në datat 4-9 maj në Tiranë dhe Durrës. 230 artiste të rinj nga Mesdheu në Shqipëri. 32 artistë shqiptare dhe 8 artistë të Kosovës. 32 hapësira performimi në Tiranë e Durrës. Për herë të parë Shqipëria do të kthehet në “shtëpinë” e mbi 200 artistëve të rinj nga Mesdheu dhe Europa. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me BJCEM, Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Rajonin e Puglia-s dhe mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe partnerëve të tjerë. Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro i cilëson artistët “230 artistë që mbrrijnë në Shqipëri janë në fakt 23 ura dashurie për “Mediterranea 18” që lidhin Evropën dhe Mesdheun me Tiranën dhe Durrësin duke e kthyer në një shtëpi të madhe mikpritëse idesh, vizioni dhe emocioni. Jeta e ‘mesdhetarit’ pranë njëri-tjetrit, bashkëjetesa e popujve tanë, besimi, kultura, gjuhët e ndryshme kanë lënë një pasuri shpirtërore që duhet ta rrëfejmë. Falë këtij takimi do të kthejmë Shqipërinë në një ndër vendet e rëndësishme të agjendave kulturore ndërkombëtare dhe Tirana e Durrësi do të jenë jo vetëm qyteti mikpritës, por edhe kryeqyteti i kulturës”. Drejtor Artistik i Bienales është Driant Zeneli dhe kuratorëte Bienales janë: Jonida Turani, Maja Ciric, Maria Rosa Sossai , Eroll Bilibani, Ema Andrea dhe Tulla Center. Ministria e Kulturës me këtë projekt angazhohet të krijojë hapësira të reja, madje e quan detyrë të krijojë ‘tokën’e realizimit të produkteve artistike. Në 4 maj 2017 Tirana dhe Durrësi do të presin fillimin e “Mediterranea 18”. Koncepti i Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës‘’Mediterranea 18’’ është “Shtëpia’’

{:}