Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në datën 30 maj 2016, Ministrja franceze e Kulturës dhe Komunikimit, Znj. Audrey Azoulay priti në një takim Ministren e Kulturës së Shqipërisë Znj. Mirela Kumbaro.

Pas takimit miqësor Ministrja Mirela Kumbaro dhe Ministrja Audrey Azoulay nënshkruan Deklaratën për shprehje vullneti nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komunikimit të Republikës franceze dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë lidhur me bashkëpunimin kulturor.

Në hapje të takimit, Ministrja Kumbaro u shpreh se nga pala shqiptare puna ka filluar edhe para nënshkrimit të Deklaratës. Ajo konstatoi se në kuadrin e bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Francë janë zhvilluar shumë aktivitete dhe janë në zhvillim të tjerë, por këto aktivitete kanë nevojë për mbështetje.

Të dyja Ministret vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të Francës me Shqipërinë duke përmëndur edhe faktin që Kryeministri shqiptar ka qenë Ministër Kulture dhe është frankofon, ashtu si edhe disa anëtarë të kabininetit të tij qeveritar, faktor ky që ndikon pozitivisht në intensivikimin e marrëdhënieve Francë-Shqipëri.

Ato u shprehën se formula e gjetur për të konkretizuar bashkëpunimin kuturor 2016-2017   “Les temps fort” midis Francës dhe Shqipërisë është vendosur pas shkëmbimesh të shumta midis dy administratave tona.

Ministrja Kumbaro vuri në dukje faktin se, Franca konsiderohet në Shqipëri si simboli i kulturës dhe se Shqipëria  mbetet  vendi ballkanik më frankofon në rajon, pavarësisht anglishtes, që po fiton terren, si kudo.

Ministrja Kumbaro shprehu dëshirën e saj që frëngjishtja mos të humbasë  terren në Shqipëri.

“Shqipëria është  porta e hyrjes së frankofonisë   në Europë. Produket kuturore s’kanë doganë , produktet kulturore franceze qarkullojnë në Shqipëri dhe prej saj hyjnë edhe në tregun ballkanik “,  u shpreh ajo.

Ministrja Kumbaro tha se, frëngjishtja renditet si gjuha e dytë që mësohet më tepër nga të rinjtë shqiptarë, të cilët janë të shumtë që zgjedhin Francën, si destinacion për studimet e tyre universitare, kryesisht edhe për faktorin ekonomik, që lehtëson studimet në Francë me çmime favorizuese.

Ministria Kumbaro tha se  “gjuha nuk mund të rezistojë pa kulturën”.

Ministrja franceze Aurdey Azoulay, i kërkoi Ministres Kumbaro disa sugjerime për bashkëpunimin.

Minisrja Kumbaro u përgjigj se, nuk mfjafton vetëm një kalendar, por duhet edhe cilësi !

Me këtë rast, Minisrja Kumbaro përmendi disa artistë shqiptarë të mirënjohur në Francë si Anri Sala, Angjelin Përlocaj, Ermonela Jaho, etj, të cilët shërbejnë më së miri si ura lidhëse midis dy kulturare tona.

“Janë pra, njerzit që krijojnë lidhjet, prandaj ne duhet t’i njohim dhe vlerësojmë ata. Janë këta artistë, të cilët Shqipëria eksporton më mire”,  u shpreh Ministrja Kumbaro.

Në kuadrin e bashkëpunimit aktual me ambasadën e Francës në Shqipëri, Ministrja Kumbaro, vlerësoi shkëmbimet e shumta në stazhe dhe mësimdhënie në fushën e trashgimisë.

Ministrja Kumbaro, gjatë takimit u shpreh gjithashtu se ajo beson fort se Kultura ka edhe një dimension ekonomik të rëndësishëm, të cilin nuk duhet ta nënvlerësojmë.

Të dyja Ministret ranë dakord që kjo Deklaratë të kthehet sa më shpejt një një Marrëveshje, duke pasur parasysh nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve, por edhe faktin që Marrëveshja e fundit kulturore midis Francës dhe Shqipërisë daton në vitin 1988, kur Shqipëria ndodhej ende e izoluar nën rregjimin komunist.

Të dyja Ministret folën edhe për Ceremoninë e Dekoratës  “Komandat i Legjionit të Nderit”,  dhënë nga Presidenti francez François Hollande për shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare, si një simbol i rëndësishëm i marrëdhënieve Francë-Shqipëri.

Ministrja Kumbaro tha se, në Shqipëri po celebrohet viti kulturor Kadare, ku janë zhvilluar dhe programuar disa aktivitete kulturore të rëndësishme, vit ky që përkon edhe me 80-vjetorin e shkrimtarit.

Ministrja Azoulay u interesua për botimet franceze letrare në Shqipëri.

Ministrja kUmbaro e vuri në dijeni Ministren Azoulay se, ajo, si Ministre Kulture ka ngritur një Program për përkthimet, me qëllim njohjen sa më shumë të literaturës së huaj dhe sidomos asaj franceze në Shqipëri.

Të dyja Ministret ranë dakord se duhet bërë më tepër për letërsinë bashkëkohore.

Ministrja Kumbaro në përfundim të takimit, ftoi Ministren Azoulay në Shqipëri, ftesë që u prit me entuziazëm nga Ministrja franceze.

Pas takimit u zhvillua edhe nënshkrimi i Deklaratës si edhe një ceremoni përkatëse me këtë rast.{:}