Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja me Kryeministrin Rama, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhe Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja në vizitën në Shkolla Profesionale në Elbasan.

Gjatë vizitës takuan dhe diskutuan nga afër me nxënësit që studiojnë në një larmi programesh studimi si TIK, Hoteleri Turizëm, Ekonomi Biznes, Termohidraulikë, Tekstil Konfeksione, Shërbime për Mjetet e Transportit, etj.

Kjo shkollë akomodon rreth 1,400 nxënës, me një rritje prej +8% të regjistrimeve në klasën e 10-të krahasuar me një vit më pare.

Me rreth 300 biznese partnere, shkolla garanton praktika të vlefshme për nxënësit, duke i përgatitur ata për tregun e punës.

Një infrastrukturë bashkëkohore, që përmbush të gjitha standardet e shkollave europiane dhe mbështet nxënësit me aftësi të ndryshme.

Shkolla ofron bursa dhe mbështetje për nxënësit, duke siguruar akses në arsim për të gjithë