Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi pritet nga Androulla Vassiliou, Komisionere e Arsimit, Kulturës, Shumëgjuhësisë dhe Rinisë në Komisionin Evropian. “Kënaqësi t’ju kem këtu, mendoj se kjo është vizita e parë e një ministri shqiptar të kulturës në Bruksel”- u shpreh Vassiliou. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi gjatë vizitës së saj në Bruksel pati takime me Drejtorin e Përgjithshëm për Edukim&Kulturë, z. Truszczynski, me Drejtorin e Përgjithshëm për Pronësinë Intelektuale, z. Kerstin Jorna. Gjatë takimeve të rëndësishme u diskutua për probleme të pronësisë intelektuale, për çështje të kulturës dhe edukimit përmes artit, etj.

Nga takimet dhe diskutimet konfirmohet zyrtarisht nga Brukseli pranimi i subjekteve shqiptare për programin e kulturës në Creative Europe 2014-2020. Ministria e Kulturës angazhohet zyrtarisht për të firmosur memorandumin e mirëkuptimit në Creative Europe, që do t’u japë garanci edhe financiare, edhe juridike të gjithë subjekteve shqiptare që aplikojnë. Ndërtohet kalendari i punës për çështjet e pronësisë intelektuale, jo vetëm detyrim i MSA, por edhe synim serioz dhe ambicioz për t’u përmbushur nga Ministria e Kulturës. Qeveria ka marrë përsipër të bëjë reformën e duhur administrative dhe ligjore për të drejtën e autorit, duke marrë asistencën e duhur nga BE.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi mori pjesë në hapjen e ekspozitës me temë “Allegoria”, të piktorit të  mirënjohur shqiptar, Dastid Miluka.

Ministrja e Kulturës përfundoi sot vizitën e saj në Bruksel.

Foto copyright: ec.europa.eu{:}