Ministry of Economy, Culture and Innovation

Duke mbajtur premtimin e dhënë në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Ministria e Kulturës i dhuroi Bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë 90 tituj librash. Dhurimi u zhvillua në datën 15 Maj, në ambientet e Bibliotekës së Fakultetit, në praninë e studentëve dhe pedagogëve të departamenteve te Gjuhës dhe Letërsisë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu kënaqësinë e vendosjes së urave të bashkëpunimit, ndërsa ftoi studentët të afrohen me projekte konkrete. Drejtuesja e Departamentit të Letërsisë, Lili Sula kërkoi më shumë mbështetje në pasurimin e bibliotekës dhe shprehu dëshirën për të bashkëpunuar në zhvillimin e fushatës së leximit.{:}