Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në datat 11 dhe 12 janar 2016 zhvilloi një vizitë dy-ditore në Regione Puglia në takime të rëndësishme me personalitetet më të larta vendore me qëllimin për të ndërtuar ura institucionale komunikimi mes dy vendeve që bashkohen nga i njëjti det. Në ditën e parë të qëndrimit, Ministrja Kumbaro zhvilloi takime me prefekten e Barit, znj. Carmela Pagano, kryetarin e bashkisë së Barit, z. Antonio Decaro dhe assesorin e kulturës, z. Silvio Maselli, ku në qendër të diskutimeve ishte krijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi I informacionit mbi modele administrimi të institucioneve të kulturës. Palët shprehën mbështetjen dhe u angazhuan për të rivendosur{:}