Ministry of Economy, Culture and Innovation

QKM Berat Muzeu Ikonografik “Onufri” Muzeu Etnografik Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro vizitoi Muzeun Etnografik të Beratit, ku u takua me nxënësit e shkollës 22 Tetori, pasionantë të artizanatit dhe të talentuar në pikturë. Ky takim zhvillohet në kuadër të programit të Edukimit përmes Kulturës dhe projektit “Artizanati dhe Brezi i Ri”. Që nga muaji shtator DRKK Berat dhe Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat realizojnë projektin “Artizanati dhe Brezi i Ri”, që kanë synim të vazhdojnë traditën, duke realizuar qëndisje me fije ari. Takimi i radhës u realizua nën kujdesin e mjeshtres qëndistare, Teuta Kurti. Projekti Artizanati dhe Brezi Ri vijon dhe në muajt në vazhdim.{:}