Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në datat 27-28 qershor 2014 do të marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Ohër me ministrat e kulturës të Evropës Juglindore.

Takimi do të mbahet në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Irina Bokova, si pjesë e nismës “Këshilli i Ministrave të Kulturës e Evropës Juglindore – Zgjerimi i Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm”.

Takimi, i organizuar me mbështetjen e Byrosë rajonale të UNESCO-s për shkencë dhe kulturë në Evropë, e Venecias (Itali), do të marrë një rëndësi të veçantë për disa arsye.

Para së gjithash, ai do të jetë takimi i parë i ri i platformës së unifikuar për bashkëpunim ministror në rajon. Në 2013, Ministrat e Kulturës të vendeve të EJL-së vendosën të bashkojnë dy platforma të mëparshme të bashkëpunimit që kishin operuar  për gati një dekadë. Në Ohër, ministrat dhe shefat e Delegacionit të pranishëm do të miratojnë statutin e nismës së re, të unifikuar nën titullin “Këshilli i Ministrave të Kulturës të Evropës Jug-Lindore – Zgjerimi i Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm “. Ajo do të përfaqësojë nismën kryesore për bashkëpunim kulturor në EJL, me objektivin specifik në përcaktimin e politikave të bashkërenduara rajonale dhe veprimeve korresponduese prioritare për t’u marrë me sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Së dyti, takimi shënon 10 vjetorin e procesit të bashkëpunimit rajonal që filloi në Mostar (Bosnje dhe Hercegovinë) në vitin 2004, me rastin e hapjes së urës së vjetër të rindërtuar.

Nga ky takim pritet që ministrat dhe shefat e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse të miratojnë “Strategjisë Rajonale për Bashkëpunim Kulturor në Evropën Juglindore”, i cili do të përshkruajë fushat prioritare për bashkëpunime në të ardhmen dhe synimin për të zgjeruar kulturën për një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe strategjitë përkatëse të veprimit dhe mekanizmat e monitorimit.{:}