Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=6847]

Mirela Kumbaro në datat 25-26 gusht 2014  mori pjesë  pjesë në takimin rajonal mes Ministrave dhe përfaqësuesve të Kulturës së Kroacisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi në qytetin e Dubrovnikut.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me homologen kroate, ministrja Kumbaro u shpreh se “Sot Ballkani flet vetëm në gjuhën e kulturës-rruga më e sigurt dhe afatgjatë për integrim, ku të gjithë kuptohemi pa përkthim se kemi shumë për të ndarë së bashku: një hapësirë pa kufi: art, kulturë e trashëgimi. Vullnet për të dëgjuar tjetrin, më shumë se kurrë, për të marrë e për të dhënë”

Në takimin dypalësh mes Ministres së Republikës së Kroacisë, Andrea Zlatar Violić dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro u diskutua në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e kulturës dhe trashëgimisë mes dy vendeve. Të dy ministret  ranë  dakord në parim për trajnime në  fushën e trashëgimisë kulturore, një nismë për të eksploruar mundësitë për organizimin e seminareve dhe trajnimeve të rregullta drejtuar specialistëve shqiptarë për restaurimin;  për restaurim të manuskripteve, mes BK dhe Bibliotekës Kombëtare Universitare të Zagrebit, pjesëmarrje të filmit shqiptar në festivale ndërkombëtare të filmit në Kroaci, bashkëpunime në  shfaqje baleti mes  TKOB-së dhe Teatrit Kombëtar të Zagrebit, asistencë dhe bashkëpunime në fushën juridike për hartimin e ligjeve të trashëgimisë dhe pronësisë intelektuale, etj.

Pjesë e axhendës së Ministres Kumbaro  ishte  edhe takimi me kryetarin e bashkisë së Dubrovnikut, Andro Vlahušić, ku u diskutuan bashkëpunime të ndërsjellta në fushën e kulturës si  dhe  pjesëmarrja e Shqipërisë në festivalin e ardhshëm veror të Dubrovnikut, edicionin e 66-të.

Takimi rajonal mes Ministrave dhe përfaqësuesve të Kulturës së Kroacisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi në qytetin e Dubrovnikut është një hap i mëtejshëm për të zgjeruar marrëdhëniet rajonale në fushën e diplomacisë kulturore dhe për të bashkuar përmes artit hapësiart e përbashkëta në Ballkan e më gjerë.

Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, Ministrja Kumbaro  zhvilloi edhe takime të tjera të rëndësishme dhe të vlefshme për forcimin e bashkëpunimeve të ardhshme  në fushën e kulturës, si takimi me ministrin e Punëve Civile të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës Sredoje Nović dhe ambasadorin e Malit të Zi në Serbi,  Branislav Mićunović.

Ministrja  Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Orlando” dhe koncertin përmbyllës në Festivalin Veror të Dubrovnikut.

Ku takim rajonal u ndoq me interes nga media dhe shtypi vendas , ku, përmes konferencave për shtyp një vend i veçantë iu kushtua  takimit dypalësh të Ministres Kumbaro me  homologen kroate dhe kryetarin e bashkisë së Dubrovnikut.

Ministrja Kumbaro  përfundoi sot  vizitën e saj në Dubrovnik .{:}