Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në datat 12-16 mars 2014  nis në Lajpcig festivali i madh i librit, autorëve dhe takimeve ndërkulturore. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi është e ftuar nga Drejtori i Panairit të Lajpcig-ut, z. Oliver Zille. Ministria e Kulturës  përfaqësohet në katalogun e Panairit të Lajpcigut, për herë të parë me logon e saj, pas  nënshkrimit të partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe rrjetit të përkthimit “Traduki” në Tiranë.  Ministria e Kulturës mbështet financiarisht Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, që përfaqëson stendën e letrave shqipe në këtë panair dhe autorët e zgjedhur nga kjo shoqatë: Matteo Mandala dhe Fatos Baxhaku. Autori i mirënjohur dhe eseisti, Arian Leka është i ftuar nga drejtuesit e Panairit në panelin e debatit, autori-letërsia-ballkani, dhe shkrimtari Besnik Mustafaj i ftuar nga TRADUKI. Nënshkrimi i marrëveshjes me TRADUKI-n ku Shqipëria është një partnere kontribuese financiarisht dhe jo vetëm një vend pritës për fonde është një hap i rëndësishëm për hapjen dhe daljen nga izolimi të letërsisë së derisotme shqiptare. Vota e saj në bordin drejtues të “traduki”-t dhe komisionin përzgjedhës do të jetë e njëjtë me atë të Gjermanisë, Zvicrës, apo Kroacisë. Ministria e Kulturës po punon fort për shanset e reja të Shqipërisë. Shqipëria nuk është më vetëm fondmarrëse, por edhe ndikuese në kulturat europiane. Panairi i Lajpcigut, interesimi i partnerëve tanë evropianë për prezencën e Ministrisë së Kulturës, pjesëmarrjen, takime të rëndësishme me drejtuesit më të lartë të panairit janë shprehje e besimit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit që garanton hapjen dhe krijimin e një hapësire ndërkulturore evropiane. Suksese autorëve pjesëmarrës në Panairin e Lajpcigut!

Foto: de.wikipedia.org/wiki/Leipziger_Buchmesse (publikuar në Creative Commons){:}