Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat u miratua projektligji “Për paketën e maleve”, ku i pranishëm ishte zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu.
“Paketa e Maleve”, një nismë historike për ekonominë malore, synon mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me përgjegjshmëri të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit, vlerave territoriale dhe traditave, me theks zgjerimin e hartës turistike dhe shfrytëzimin e potencialit gjithëstinor të këtyre zonave në funksion të turizmit dhe aktiviteteve alpine, si një motor kryesor zhvillimi ekonomik.