Ministry of Economy, Culture and Innovation

Lajm i mirë për tregtinë shqiptare! Miratuam në Kuvend një ligj mjaft të rëndësishëm, siç është vendimi i Komitetit të Përbashkët të Konventës PEM të origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro Mediteriane të origjinës dhe miratimin e përdorimit të certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike. Këto ndryshime do t’i mundësojnë operatorëve shqiptarë ekonomikë të eksportojnë më lehtë në BE dhe vendet e tjera me të cilat zbatojmë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, duke përfituar nga tregtia preferenciale dhe anasjelltas.
𝐏ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐢𝐬𝐡𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐭ë 𝐨𝐫𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧ë𝐬 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐯𝐞𝐧𝐭ë𝐬 𝐏𝐄𝐌
1. rregullat e amenduara janë më të thjeshta dhe më fleksibël;
2. lejojnë zbatimin e kumulimit bilateral, diagonal dhe të plotë të origjinës;
3. lejojnë rishikimin dhe ndryshimin më të lehtë të rregullave të origjinës dhe rregullave të tjera të lidhura me to;
4. për qëllim të zbatimit të kumulimit të plotë bilateral të origjinës për tekstilet (kapitujt 50-63 të Nomenklaturës së Harmonizuar Mallrave) të gjitha vendet CEFTA, konsiderohen një palë kontraktuese.
5. shtetet e EFTA-s, lidhur me tekstilet kanë rënë dakord për zbatimin e kumulimit diagonal
6. në tregtinë rajonale me vendet pjesëmarrëse në Konventë do të ketë vetëm një set rregullash
7. do t’i mundësojnë operatorëve shqiptarë ekonomikë të eksportojnë më lehtë në BE dhe vendet e tjera me të cilat zbatojmë MTL duke përfituar nga tregtia preferenciale dhe anasjelltas.
8. Rregullat më fleksibël të kumulimit do të lehtësojnë gjithashtu integrimin ekonomik, si dhe konsolidimin dhe zhvillimin e zinxhirëve të integruar të furnizimit brenda vendeve të rajonit që i zbatojnë ato.
9. Rishikimi i rregullave preferenciale të origjinës, nuk sjell liberalizim të mëtejshëm të produkteve bujqësore që janë të mbrojtura dhe të përfshira në marrëveshjet e tregtisë së lirë që Shqipëria ka me Bashkimin Evropian, Shtetet e EFTA-s dhe Turqinë (në kuadër të marrëveshjes CEFTA të gjitha produktet, bujqësore dhe industriale janë liberalizuar plotësisht dhe tregtohen pa tarifa doganore në tregun e CEFTA-s). Ato thjeshtojnë rregullat aktuale preferenciale të origjinës dhe rrisin mundësinë për rritje të eksporteve të produkteve qe aktualisht eksportohen nga Shqipëria.