Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka miratuar programin e ri-integrimit social, i cili ofron shërbime mbështetëse si edhe mbështetje financiare për pjesëmarrjen në program, të tilla si: pagesë për pjesëmarrje; bonuse për shpenzime të transportit; bonuse për kujdesin e fëmijëve në ngarkim dhe/ose të moshuarve apo personave të sëmurë në ngarkim; dhe garantimin e një kontrate pune me afat maksimal deri në 6 muaj, pas përfundimit të programit.
Miratimi i këtij projektvendimi është vendosur si një nga indikatorët e Mbështetjes Buxhetore të BE-së për Shqipërinë në kuadër të programit të ri të BE-së “Reform Agenda për Ballkanin Perëndimor”. Programi synon të targetojë punëkërkuesit e papunë të regjistruar pranë zyrave të punësimit me fokus: përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike; gratë që banojnë në njësitë administrative vendore; romët dhe egjiptianët; personat me aftësi të kufizuar, etj. Detajet e aplikimit do të bëhen të ditura se shpejti.