Ministry of Economy, Culture and Innovation

Mbyllen takimet e përfaqësuesve të sektorit të inovacionit nga MEKI dhe AIE me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve kryesore izraelite që operojnë në këtë sektor. Jo vetëm me entet qeveritare, por edhe private, NGO, Qendra kërkimi e zhvillimi, Universitete e ekspertë të TechPark.
Gjatë këtyre takimeve, ku merrte pjesë dhe përfaqësia nga Kosova, është ndarë eksperienca më e mirë izraelite në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit dhe janë vlerësuar mundësitë e aplikimit të saj në Shqipëri me qëllim bashkëpunimin për zhvillimin e sektorit, ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e realitetit shqiptar të StartUp-eve, sipërmarrjes inovative, kërkimit dhe prodhimit, modernizimit të shërbimeve publike. Siguria kibernetike, teknologjia dhe sfidat e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, janë prioritet strategjik në marrëdhëniet Shqipëri-Izrael.