Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kisha e Shën Mërisë është pasuri kulturore, me status Monument Kulture i Kategorisë së parë (I), datë 15.01.1963. Ndodhet në fshatin Shënmëri, Mamurras dhe paraqet interes të veçantë si një dëshmi arkitekturore që mbart gjurmë të disa fazave ndërtimore e disa duar pikturimi që përfshijnë periudhën rreth shek. XI-XIV.
Në kuadër të restaurimit të rrënojave të Kishës së Shën Mërisë u realizua pastrimi i hapësirës përreth objektit nga vegjetacioni; heqja e elementëve jo autentikë brenda kishës; restaurimi i murit të gurit antik me teknikë shqep-qep; restaurimi i çarjeve në mur guri me teknikën e injektimit dhe ndërhyrje në konsolidimin dhe konservimin e pikturës murale.