Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=4821]

Vetëm një vit pas dëmtimit rikthejmë mrekullinë e Kishës së Shën Spiridhonit, Vuno, restaurimi i plotë i kësaj kishe është drejt përfundimit . Projekti restaurues po ndërhyn në perforcimin e gjithë strukturës, në konservimin e pikturave murale dhe në mbulimin e çatisë. Ky restaurim do të sigurojë jetëgjatësinë e vlerave monumentale dhe artistike të kishës.

Në skajin jugor të fshatit Vuno, midis ullishtave shekullore ndodhet manastiri i Shën Spiridhonit me kishën më të madhe të fshatit. Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindërtua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banorëve të fshatit.  Kisha është e tipit bazilikatë e përbëhet nga hajati i mbështetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tri nefe, altari dhe hapësida. E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale. Pas shkatërrimit që pesoi me djegien e gjithë çatisë në vitin 1998 dhe dëmtimet që pësoi në maj të vitit 2014, u realizua restaurimi i plotë i kësaj kishe.

Restaurimi u realizua me financimin e Ministria e Kulturës, me një fond prej afro 10 milion lekësh dhe nën drejtimin e specialistëve të Drkk Vlore dhe IMK-së.

Monumente të tjera të trashëgimisë kulturore, në restaurim e sipër janë:

Kisha e Ristozit, Manastiri i Mesopotamit, Kalaja e Lezhës, Kisha e Shën Thanasit-Karavasta e Re, ku, pikturat murale të Çetirëve, ikonografëve të njohur të Myzeqesë, po dalin në dritë pas një harrese të gjatë, Varrezat e Rrmajit, ku prehen eshtrat e Kolë Idromenos dhe familjes Marubi dhe shume personaliteteve të tjera. Vazhdojnë punimet në ndertimin e Muzeut Marubi-Shkoder dhe Muzeut të Artit Mesjetar -Korçë, ku me një fond prej 60 milion lekësh të rinj do te ekspozohen 6500 ikonat dhe 1500 objekte.

Ministria e Kulturës, IMK dhe DRKK në të gjithë vendin, janë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.{:}