Ministry of Economy, Culture and Innovation

“Muzetë, Roli, Nevojat dhe Sfidat përballë publikut”. Në kuadër të fuqizimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale në datat 23 dhe 24 qershor organizohet në Tiranë takimi kombëtar dy ditor me drejtues, specialistë të muzeve kombëtarë dhe përfaqësues të muzeve lokalë. Në trajnim marrin pjesë edhe specialistë të institucioneve të Kosovës, në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Disa nga temat që priten të referohen në ditën e parë do të jenë:

  • “Muzeu një vend për të gjithë” nga  Prof. Afërdita Onuzi, eksperte QSA;
  • “Muzeu në shekulli e ri”- Vështrim në muzetë shqiptarë pas viteve 90’,
  • menaxhimi i muzeve, fenomene, sfida dhe rrugë të reja nga Prof. Gëzim Panariti, ekspert, UT;
  • “Muzetë një nga institucionet më karakteristike të botës moderne. Arkeologjia dhe Muzetë Arkeologjikë”nga Prof. Ilir Gjipali, ekspert, QSA.

Në sesionin e dytë me temën: “Muzeu im”, sfida mes formimit dhe informimit priten të referohen temat:

  • Roli I ICOM Shqipëri-së në krijimin e një komuniteti muzeologësh, bashkëpunim dhe sfida nga Sabina Veseli, Kryetare e ICOM-Albania;
  • Muzeu Historik Kombëtar, misioni, objektivat, sfidat e MHK nga Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar;
  • Inventarizimi i objekteve muzeale – objektiv i MK për 2014, referuar nga Silva Breshani, drejtor i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QKIPK);
  • Për një imazh profesional të muzeve, plani strategjik i punës 2014-2015, nga Redon Skikuli, këshilltar për IT i Ministres së Kulturës.

Në dy ditët e këtij takimi kombëtar priten diskutime mbi problematikat e muzeve kombëtarë e locale nga drejtorë e përfaqesues të muzeve kombëtarë e lokale dhe parqeve arkeologjike.
Takimi kombëtar organizohet nga MK në bashkëpunim me ‘Regional Cooperation Council Task Force on Culture and Society‘.{:}