Ministry of Economy, Culture and Innovation

Që në ditët e para të izolimit, atëherë kur pasiguria për atë që do të ndodhte  ishte edhe më e madhe, Ministria e Kulturës organizoi nismën “Muzikë në dritare”, me thirrjen: “Hapni dritaret! Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja!”. Një ftesë e hapur për të gjithë, me synim kthimin e gjallërisë dhe të shpresës. Dhe u zgjodh pikërisht muika, që kalon çdo kufi dhe izolim.

Pavarësisht motit me shi, dhjetra artistë, studentë, nxënës, nga e gjithë Shqipëria, iu përgjigjën kësaj nisme, dhe luajtën muzikë prej shtëpive të tyre.

Dhjetra video mbërritën në adresë të MK, të cilat u publikuan në rrjetet sociale (facebook dhe instagram) dhe janë ndjekur nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale, numri i të cilëve ka ardhur në rritje.{:}