Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve u zhvilluan një sërë aktivitetesh duke nisur që nga hyrja falas në muze, aktivitete edukative, ekspozita unike deri tek “Netët e muzeve” me një programacion të gjerë artistik. Në bashkëpunim me bashkitë e vendit, u organizuan mbrëmje klasike me të ftuar, pjesëmarrës dhe personalitete të ndryshme të botës së artit dhe jo vetëm. Data 18 Maj solli një rritje të konsiderueshme të vizitueshmërisë së këtyre siteve me rreth 12,000 vizitorë në këtë ditë, 3 – fish më shumë krahasuar me një ditë normale.