Ministry of Economy, Culture and Innovation

Bujar Zela udhëtoi drejt Austrisë bashkë me pikturën. Teksa udhëtonte drejt një tjetër jete, ai e ndiente se ngjyrat do të ishin gjithnjë brenda tij, pavarësisht se çfarë do t’i sillte ky rrugëtim. Në Shqipërinë postkomuniste, shumë artistë zgjodhën rrugën e ikjes për të përsosur artin e tyre. Një ikje e mbushur me ëndrra për të mbajtur të gjallë artin, të vetmen dëshirë që ka qenë gjithnjë tek ai. Zela është një prej këtyre artistëve që e la Shqipërinë dhe e mori me vete njëkohësisht në bagazhet, e tij, për ta mbajtur gjithnjë nën lëkurë si dashuritë e mëdha. Një artist nuk mund t’i ikë asnjëherë atdheut të tij, ashtu si nuk mund t’i ikë vetvetes.

Gazeta Shqip: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2014/01/20/nje-impresionist-ne-vjene/

Pikturat e Zelës tregojnë se impresionizmi është ende një frymë e cila ka fuqinë e vetë në art, dhe se romantizmi asnjëherë nuk mund të jetë jashtë kohe.

website: http://www.bujar-zela.com/

22mars – 27 mars, ora 17:00 – 23:00, Muzeu Historik Kombëtar{:}