Ministry of Economy, Culture and Innovation

 

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore – MEKI ka aprovuar projektin e ndriçimit dekorativ të Kalasë së Himarës, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar.

Ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i Bashkisë së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes.

Kalaja, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, ka qenë qendër e rëndësishme historike dhe kishtare që nga shekulli i VIII-të. Sot, ajo është një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë së Himarës dhe një ftesë për ta vizituar jo vetëm për bregdetin