Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kantierin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, së bashku me Qendrën Muzeore Durrës, ndoqëm nga afër ecurinë e punimeve restauruese, në kuadër të programit #EU4Culture, që zbatohet nga UNOPS.

Ky muze unik, që ruan thesare të çmuara të qytetërimit tonë antik, po i afrohet një transformimi rrënjësor. Në vjeshtë, ai do të hapë dyert për publikun vendas dhe të huaj, me një pamje të re dhe përvoja muzeale bashkëkohore.

Rihapja e muzeut do të sjellë hapësira të shtuara ekspozuese më funksionale, brenda dhe jashtë, një linjë muzeore të rikonceptuar, hapësira të dedikuara për aktivitetet edukative të fëmijëve dhe për zhvillime seminaresh.

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt kthimit të Durrësit në një pol të rëndësishëm kulturor e turistik.