Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri Gonxhja në Pallatin Elysee, në emër të Qeverisë Shqiptare, nënshkruan dy marrëveshje prioritare me Qeverinë Franceze, që do t’i hapin rrugën zhvillimit të projekteve strategjike në sektorë të ndryshëm, thelbësorë për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e parë, një Marrëveshje Ndërqeveritare e nivelit më të lartë, që për herë të parë hedh bazat për bashkëpunimin në projekte strategjike mbi turizmin, menaxhimin e ujit, mjedisin e mbetjet, inovacionin, dixhitalizimin, energjinë, infrastrukturën e transportin, arsimin, administratën publike, shëndetësinë dhe bujqësinë, nisma që do të realizohen në nivel dypalësh, si edhe nga sipërmarrjet më të mirënjohura franceze, falë edhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të shtetit francez.

Marrëveshja e dytë, i hap rrugën financimit të programit transformues të titulluar “Zhvillim i Gjelbër dhe i Qëndrueshëm”. Në kuadër të kësaj nisme, Shqipëria do të mbështetet në vlerën 120 milionë euro nga Agjencia Franceze e Zhvillimit, fond që do të shërbejë si katalizator për implementimin e projekteve dhe reformës transformuese të ndërmarrë nga Ministria e Turzimit dhe Mjedisit.