Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7813]

Ministria e Kulturës dhe Fondacioni TIKA nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit  lidhur me ndërhyrjet fizike për mirëmbajtjen e monumenteve historike dhe kulturore në qendrën historike të Gjirokastrës. Marrëveshja vjen  në vijim të takimit dy – palësh në Prishtinë në tetor të vitit të shkuar, ndërmjet Kryeministrave tё Shqipёrisё dhe Turqisё, mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe në vijim të protokollit të përbashkët në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy qeverive në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, arteve, rinisë, sporteve, masmedias dhe kontakteve ndërmjet njerëzve.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, e cila vjen në vazhdën e takimit të dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Turqisë dhe falenderoi Fondacionin TIKA  për të gjithë mbështetjen e deritanishme në Shqipëri.
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, z. Hidajet Bajraktari  theksoi se “Marrëdhëniet me Ministrinë e Kulturës janë shumë të mira dhe rehabilitimi i qendrës historike të Gjirokastrës është një tregues kuptimplot i marrëdhënies së Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit TIKA. Me këtë marrëveshje pasurohen më tej marrëdhëniet tona, ç’ka është e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Turqinë. Është një shans i mirë për të treguar se mund të ruajmë monumentet e kulturës me efikasitet të lartë. Gjej rastin të falenderoj Ministren Kumbaro dhe të gjithë ata që kontribuan në nënshkrimin e  kësaj marrëveshjeje.”
Koordinatori i programit të Agjencisë Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Tiranë, Prof.Dr. Birol Çetin u shpreh se: “Hapi i mëvonshëm i kësaj marrëveshjeje do të jetë rilevimi dhe ndërtimi në 3D i qendrës historike, i cili do të përcaktojë ndërhyrjet e duhura në monumentete  e veçanta të kulturës në qendrën historike të Gjirokastrës sipas specifikimeve teknike dhe prioriteteve që do të paraqiten prej grupit të punës”.
Kjo marrëveshje mundëson angazhimin e Ministrisë së Kulturës dhe Kryesisë së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe  Koordinim (TIKA), lidhur me ndërhyrjet fizike për mirëmbajtjen e monumenteve historike dhe kulturore në qendrën historike të Gjirokastrës, në zbatim të rekomandimeve të UNESCO-s, që konsistojnë ndër të tjera në studimin, dokumentimin, projektimin, konservimin dhe restaurimin e monumenteve të veçanta si dhe gjithë qëndrës historike të qytetit të Gjirokastrës.
U ra dakord të ngrihet grupi i punës me përfaqësues nga të dy palët,  të cilët do të punojnë intensivisht për identifikimin e monumentevetë kulturës të cilët do t’i nënshtrohen studimit, dokumentimit, projektimit, konservimit dhe restaurimit, si dhe për monitorimin dhe zbatimin e këtyre projekteve.
Marrëveshja u nënshkruar nga Sekretarja e Përgjishme në Ministrinë e Kulturës, znj. Elira Kokona dhe Koordinatori  TIKA-s në Tiranë, Prof.Dr. Birol Çetin.
Kjo marrëveshje është një nga veprimet konkrete të qeverisë së re, e cila ka në krye të axhendës së saj trashëgiminë kulturore.

Foto: Erion Kovaçi{:}