Ministry of Economy, Culture and Innovation

Falë diskutimeve me Shkollën e Hotelerisë së Lozanës së bashku me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e një projekti i cili ka në fokus ngritjen e shkollës së ekselencës në drejtimin e Hoteleri – Turizmit në Tiranë.
Një proces i cili do të shtrihet në disa hapa duke nisur me formulimin dhe përshtatjen e programeve të studimit, e që do të plotësohet edhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.