Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=3284]

Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ministri kroat i Kulturës z. Zlatko Hasanbegović nënshkruan të premten, më 17 qershor 2016 programin e bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2016 -2019. Ky është programi i pestë i zbatimit të bashkëpunimit midis dy vendeve, i cili është përgatitur në bazë të Marrëveshjes për Bashkëpunim arsimor, kulturor dhe shkencor në mes të Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (të nënshkruar në Tiranë, më 1 shkurt 1994).

Programi i bashkëpunimit parashikon bashkëpunimin dhe shkëmbimin në të gjitha fushat e kulturës dhe artit në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2019 në një mënyrë që inkurajon dhe mbështet marrëveshjet e drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit midis institucioneve, ekspertëve, artistëve dhe shoqatave të skenës së pavarur artistike. Vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe parandalimin e piraterisë kulturore, si dhe bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertëve në formën e vizitave studimore, pjesëmarrjeve në festivale dhe në ngjarje të tjera të rëndësishme kulturore të dy vendeve

Programi përfshin gjithashtu shkëmbimin e ekspozitave, filmit, baletit, muzikës operistike, shfaqjeve teatrale dhe performancave të artit modern, worshop-e në fushën e trashëgimisë, si dhe inkurajimin për të drejtuar bashkëpunimin ndërmjet shkrimtarëve dhe shtëpive botuese të tyre për t’u njohur më nga afër me letërsinë e sotme shqiptare dhe kroate, pa lënë mënjanë edhe studimet historike dhe albanologjike.

 

” Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që ky program zhvillon marrëdhëniet tona, shpresojmë që institucionet dhe artistët të përfitojnë prej tij, ” tha ministri kroat, Zlatko Hasanbegović.

” Dua të falënderoj qeverinë kroate dhe ministrin Hasanbegović për këtë program bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve tona. Unë mendoj se politikanët, ministrat, ministritë duhet të mbështesin kulturën dhe artistët. Kultura duhet të jetë e pavarur në raport me institucionet politike dhe kjo është detyra jonë për të mbështetur dhepërkrahur. Ky program është një instrument i fuqishëm për të mbështetur njerëzit e artit dhe kulturës dhepër t’u njohue edhe më shumë mes njëri-tjetrit, përmes kulturës ”, tha ministrja Kumbaro .

Gjatë qëndrimit në Zagreb Ministrja Kumbaro dhe delegacioni shqiptar vizituan në Institutin Kroat të restaurimit, Teatrin Kombëtar Kroat dhe Muzeun e Arteve dhe Zejtarive.{:}