Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=2262]

Qyteti i Gjirokastrës tashmë po nxirret nga harresa dhe rrënimi falë projekteve të Ministrisë së Kulturës me mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera, për rijetëzimin e trashëgimisë kulturore e historike, duke nxjerrë në pah dhe promovuar vlerat e saj të çmuara.

Ditën e diel, në qytetin e gurtë u bë dëgjesa publike për Bypass-in e këtij qyteti, projekt i qeverisë shqiptare, me prezencën e kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuci, Kryetares së Bashkisë Zamira Rami, dhe deputetë të tjerë zonës.

Bypass-i i Gjirokastrës, i mirëintegruar me sistemin rrugor të qytetit do të zgjidhë problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët, që lehtëson qarkullimin e këmbësorëve përgjatë Bypass-it dhe ndërmjet hapësirave të reja, si dhe krijohen dy sheshe të reja parkimi, të cilët lehëtësojnë qarkullimin e makinave.

Ndërtimi i Bypass-it po bëhet paralelisht me projektin e plotë për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës, i cili përfshin studimin urban të Pazarit të Gjirokastrës, i cili synon kthimin e pazarit në një zonë vetëm për këmbësorët; restaurimi, rehabilitimi dhe rivitalizimi i rrugëve dhe trotuareve të Pazarit të Gjirokastrës dhe infrastrukturës nëntokësore; restaurimi, konsolidimi dhe rivitalizim i kompleksit të dyqaneve dhe ambienteve ndihmëse të Pazarit të Gjirokastrës me 10 blloqe, si dhe rikonstruksioni i Sheshit “Çerçiz Topulli”.

Gjirokastra tashmë është kthyer në një kantier të madh për restaurimin e vlerave duke marrë nën kontroll tërësor fatin e objekteve të trashëgimisë.

Brenda pak muajsh është parashikuar të përfundojë restaurimi dhe rijetëzimi i banesave të Shkrimtarëve, ndërsa

“Gjirokastra in white” është një tjetër projekt i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për restaurimin dhe rehabilitimin e fasadave të 132 banesave kolektive në zonën e mbrojtur dhe në vazhdim për unifikimin me objektet e bulevardit “18 shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

23 tetor 2016, Gjirokastër{:}