Ministry of Economy, Culture and Innovation

Festivali i romancës shqiptare në drejtimin e kompozitorëve Haig Zacharian dhe Endri Sina është një aktivitet sa tradicional aq dhe elitar i muzikës shqiptare. U zhvillua për shumë vite rresht pas viteve ‘90 nga shoqata “TONIN HARAPI”. Pas viteve 2000 për arsye të ndryshme nuk arriti të  ketë vazhdimësi duke krijuar tashmë një hapësire boshe në rrugëtimin e muzikës së re shqiptare. Kjo mangësi në fushën e krijimtarisë vokale nxiti krijues dhe interpretues në  idenë e riaktivizimit të këtij festivali. Dobia dhe impakti i këtij lloj festivali në jetën koncertore muzikore kombëtare e kishin bërë të domosdoshme riaktivizimin e tij si dhe rikthimin e kompozitorëve, apo këngëtarëve drejt gjinisë së romancës vokale, gjë që u bë e mundur nga Shoqata ACA(Shoqata e Kompozitorëve Shqiptarë) dhe Fondacioni F.Noli.  Kjo lloj gjinie vokale instrumentale bën pjesë në grupin elitar të muzikës së dhomës dhe njëkohësisht krijon mundësi komunikimi të lehta në shtrirje (qytete të ndryshme) për shkak të formatit të thjeshtë (solist-shoqërues).

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, një kontribut i rëndësishëm në realizimin e këtij projekti të thjeshtë në dukje, por shumë i rëndësishëm si pjesë e kulturës kombëtare muzikore shqiptare. Në këtë projekt do aktivizohen një numër i konsiderueshëm artistësh me kontribut të shquar në fushën e krijimit dhe interpretiit muzikor. Në mbështetje të këtij projekti është dhe Dekanati dhe Rektorati i Universitetit të Arteve në Tiranë.{:}