Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=1945]

Sot, në mjediset e Ministrisë së Kulturës  u nënshkrua  Memorandumi i Mirëkuptimit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” financuar nga GIZ dhe SIDA, i cili i hap rrugë zbatimit të kursit profesional 6-mujor “Mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale në ndërtim. Në këtë  ceremoni  ishin të Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro,  Drejtorja ekzekutive e CHwB Albania, Lejla Hadzic,  Drejtor i Politikave të Arsimit, Formimit Profesional & Kualifikimeve në MMSR, Albin Gega, Ambasadori i Suedisë, Johan Ndisi dhe zëvendës ambasadorja  e  Gjermanisë, Anke Holstein.

 

Duke vlerësuar këtë nismë tepër inkurajuese, sidomos për të rinjtë, ministrja Kumbaro theksoi impaktin që kanë politika të tilla dhe bashkëpunimi me partnerët vendas e të huaj jo vetëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por duke e parë atë si një mënyrë të fuqishme të zhvillimin ekonomik.

“E konsideroj shumë të rënëdësishëm këtë projekt, i cili nuk është i pari në bashkëpunimin me CHëb dhe jam shumë e kënaqur që në këto tre vjet mbi të gjitha  kemi gjetur një aksioniste të terrenit, siç është Lejla Hadzic.

Një ndër mangësitë e mëdha të tranzicionit në vendin tonë, është fakti që në fushën e trashëgimisë kulturore  kanë humbur zanatet, që do të thotë ka humbur trashëgimia e tyre. Është krijuar një periudhë e gjatë, sidomos 10 vitet e fundit ku nuk u krijua më  një vazhdimësi për përcjelljen e këtij zanati, kështu që ne kemi kemi vijuar të mbahemi fort pas mjeshtrave të vjetër.  Kjo ishte një vështirësi, sepse qeveria shqiptare qysh në marrjen e detyrës së saj në vitin 2013, e shpalli si prioritet ruajtjen, mbrojtjen  dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore si një mënyrë të fuqishme të zhvillimit të ekonomisë.

 

Më tej Kumbaro vuri theksin tek puna e madhe restauruese që po bëhet në Gjirokastër, të cilën e quajti margaritar të trashëgimisë sonë kulturore si dhe faktin që për herë të parë Shqipëria ka një shkollë restaurimi, e cila do i shërbejë më mirë jo vetëm ruajtjes e zhvillimit të trashëgimisë, por edhe të rinjëve që aftësohen në mjeshtëritë e restaurimit

“Të hapësh kantiere është një punë e madhe,duhen partnerë, projekte të mirëstudiuara, mbështetje financiare por mbi të gjitha duhen mjeshtra.  Sepse mjeshtri ose të nderon, osë të poshtëron. Ne kemi organizuar shumë kampe restaurimi, po për të parën herë Shqipëria ka një shkollë restaurimi. Ndoshta nuk është gjithçka, por në 3 vjet nuk është pak.

Duke parë modelin e dy projekteve të para në Gjirokastër, në tashmë kemi 10 projekte individuale sesi duhet të jetë destinacioni final i “guest house” të banesave tradicionale.  Detyra e këtyre mjeshtrave është që t’i japin jetë gurit, drurit dhe çdo materiali që ata prekin”, përfundoi ministrja e Kulturës.

 

Ndërsa Albin Gega nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë sa i takon projektit tha se MMSR shpreson që të ketë sa më shumë nisma të tilla për t’I mbështetur. Duke sjellë në vëmendje ligjin e ri të zejeve, ai theksoi të mirat që sjell ky ligj i cili mbron çdo prodhim shqiptar brenda zonave të trashëgimisë kulturore, duke qenë një shtysë për personat që ushtrojnë këtë zanat  pasi vendos në mënyrë të saktë dhe të qartë çmimet e tregut.

 

Ambasadori suedez në Shqipëri, Johan Ndisi nga ana e tij theksoi se zemra e motorit të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë janë aftësitë e të rinjve dhe talentet e tyre, ndërsa theksoi se programe të tilla janë mundësi e shkëlqyer për goditjen e papunësisë.

 

“Është shumë e rëndësishne  të thuhet se trashëgimia kulturore kombinon të drejtën për kulturë dhe të drejtën për zhvillim.  Jam i lumtur për përçimin e dijeve nga mjeshtrat e vjetër tek ata të rinj që punojnë në këto site të trashëgimisë.  Edhe pse është një sfidë, por është një sfidë e rëndësishme kudo në botë përfshirja e të rinjve në këto projekte. Ky program është konceptuar për t’iu përgjigjur problematikave konkrete dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm”, tha ambasadori suedez.

 

Programi “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” (“APN”) është një program shumë i nevojshëm për të aftësuar mjeshtra por edhe praktikantë (çirakë) të rinj në ndërhyrje në  ndërtesa të trashëgimisë kulturore. Tregu i sotëm nuk ka njerëz të kualifikuar specifikisht në këtë fushë aq delikate po aq edhe të nevojshme. Mjeshtërit e të ashtuquajturave “Atelie” (institucionet qe merreshin me punimet e mirëmbajtjes dhe ato restauruese para viteve ’90), ende të aftë për punë janë shumë të paktë dhe aftësitë e tyre nuk njihen e vlerësohen në treg. Nga ana tjetër mjeshtritë e vjetra po humbasin pasi nuk ka asnjë program ku të rinjtë të mund të mësojnë nga mjeshtrat me përvojë (mjeshtrat që kanë pas punuar në “Atelietë), gjithashtu kompanitë që sot operojnë në fushën e restaurimit nuk kanë të punësuar njerëz të kualifikuar në këtë fushë.

 

Krijimi i një trajnimi të tillë përveç se do të aftësojë të trajnuarit për ndërhyrje në ndërtesa historike, gjë që do të përmirësojë cilësinë e punimeve në këto objekte, por edhe do të krijojë vende të reja pune për mjeshtrat me eksperiencë, si edhe për praktikantët e rinj që do të kualifikohen në këtë fushë.

Qëllimet kryesore të këtij programi janë ruajtja e mjeshtërive dhe teknikave tradicionale, kualifikimi i personave që operojnë në këtë fushë, rritja e cilësisë së punimeve (sipas standarteve të restaurimit dhe konservimit) si dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

 

Duke qenë se, TKpK Shqipëri, IMK dhe DRKK Berat do të ofrojnë ndërgjegjësim më të madh dhe veprime konkrete për të ruajtur trashëgiminë kulturore në Shqipëri, nëpërmjet programit APN  do të ofrohet trajnim teorik shtesë për mjeshtat me përvojë, trajnime për të rinjtë dhe kalim të njohurive të mjeshtrave te ata, si dhe mundësi të reja punësimi për të dy këto grupe në fushën e restaurimit.

 

Fokusi i këtij Memorandumi është të integrojë më tej trajnimin profesional të APN brenda kushteve të përgjithshme për subjektet e liçensuara për ndërhyrje në ndërtesa me vlera të trashëgimisë kulturore.

 

Partnerë në këtë projekt janë : IMK; TKpK Shqipëri; Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Berat; Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Gjirokastër; Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Korçë; Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik – Gjirokastër; Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Korçë, Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”– Berat.

 

Objektivat e  projektit janë:

•Zhvillimi i kurrikulave kombëtare në fushën e konservimit dhe restaurimit në përputhje me standardet e BE-së;

• Zhvillimi dhe implementimin në vazhdimësi i trajnimeve të çertifikuara profesionale mbi teknikat

tradicionale në ndërtim;

• Krijimi i kushteve për mjeshtrat apo të rinjtë e sapo çertifikuar për punësim të vazhdueshëm;

• Rritja e qasjes në mundësitë e trajnimit / e punësimit;

• Përmirësimi i cilësisë së punimeve të restaurimit në të gjithë Shqipërinë;

 {:}