MEKI do të nisë shumë shpejt me rehabilitimin e ambienteve të godinave të ish-Burgut të Spaçit, duke mos lejuar degradimin e godinave, e duke e kthyer atë në një vend kujtese. Gjithashtu, është menduar dhe realizimi i një muzeu pranë godinave të ish-burgut, ku do të ekspozohen artefaktet e trashëguara për të përkujtuar, për të mos harruar!
Në ekspozitën “E Kaluara e Tashme” e cila u ngrit për të qëndruar përgjithmonë në Spaç të Mirditës, 49 portretet e ish të burgosurve politik që janë ende në jetë, bashkë me rrëfimet e tyre prekëse por edhe të guximshme, janë tashmë të hapura për publikun e kushdo mund të shohë trupëzimin e 49 portreteve në një skulpturë të vetme e cila kthehet në një monument të kujtesës kolektive, pikëtakim dhe pikënisje e procesit zhvillimor shoqëror.