Ministry of Economy, Culture and Innovation
Sot një hap historik në Bruksel, në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare mes Shqiperisë dhe Bashkimit Evropian, ku Ministri Blendi Gonxhja si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Rama çelën negociatat për Grupkapitullin VI – “Marrëdhëniet e Jashtme” që përfshin kapitujt e mëposhtëm:
Kapitulli 30, “Marrëdhëniet me Jashtë” dhe Kapitulli 31, “Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes”, mes përgëzimesh nga shtetet anëtare për progresin e Shqipërisë dhe mbështetjes unanime në rrugën tonë drejt anëtarësimit. Konkretisht për Kapitullin 30, MEKI drejton punën për plotësimin e kritereve të anëtarësimit në BE për tregtinë me jashtë dhe investimet e ndërsjellta nga/me vendet partnere.
Kënaqësi që shoqërohesha nga i gjithë ekipi i negociatorëve të MEKI, Zv. Ministrat Olta Manjani, Blerta Rama, Sokol Duma dhe Enkelejd Musabelliu.
 M
inistria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mban peshën më të madhe duke drejtuar e bashkëdrejtuar negociatat për 10 kapituj dhe kontribuon thelbësisht edhe në 5 kapituj të tjerë, nga 36 gjithësej!