Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në Konkursin Ndërkombëtar të projektimit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, aplikuan 26 studio, me shpërndarje gjeografike mjaft interesante, nga të cilat 11 nga Italia, 9 nga Shqipëria, 1 aplikim nga Gjermania, Hollanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kosova.
Konkursi u shpall në 7 shkurt dhe u konceptua në 2 faza: faza e parë që sapo përfundoi, në 28 shkurt  me përzgjedhjen e short-listes me 5 studiot fituese, për të vazhduar në fazën e dyte nga ku do të shpallet edhe fituesi, në 30 mars.

01
Juria për Fazën e parë për përzgjedhjen e konkurentëve u përbë nga: Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të Atelier Albania.

02
Konkurentët e përzgjedhur sipas dëshmisë së përvojës dhe të projekt ideve të vizionit të zhvillimit, jane 5 Studiot e kualifikuara në short-list, të renditura në mënyrë alfabetike:

Atelier4                           (studio shqiptare)
Biundici                           (studio italiane)
Casanova+Hernandez    (studio hollandeze)
Lorenco&CO                    (studio shqiptare)
Zvi Hecker                      (studio gjermane)

03
Në fazën e dytë 5 konkurentët do të paraqiten me një projekt arkitektonik që duhet të përfshijë:

– Analiza të detajuara të sitit – shfaqja dhe performanca e objektit nga fokuset kryesore të qytetit
– Sistemimin e përgjithshëm, planimetri, mobilim
– Skemat e lëvizjes horizontale dhe vertikale
– Skemat e arritjes për personat me aftësi të veçantë
– Skema funksionale
– Analiza e trajtimit të ndriçimit natyral dhe artificial (ndriçimi dekorativ)
– Detaje të fragmenteve kryesore të zhvillimit perimetral dhe momentit te hyrjes
– Detaje të ndyshme të mënyrës së ekspozimit (elektronik dhe fizik)
– Pamje tri dimensionale të objektit (eksterier + interier)
– Animacion
– Preventiv paraprak i zbatimit – përfshirë ndërhyrjet arkitektonike, konstruktive, elektrike dhe mekanike (sistemet e vëzhgimit, sistemet e alarmit për hyrjet e padëshiruara, sistemet për mbrojtjen kundra zjarrit), si dhe ekspozim dhe mobilim.

04
Do të ketë vetëm një çmim të parë, i cili do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare.
Fituesi do të zhvillojë më tej projektin e zbatimit dhe do të mbikqyrë zhvillimin e ndërtimit.{:}