Ministry of Economy, Culture and Innovation

NJOFTIM

 

 

Në kuadër të Thirrjes së Hapur për Projekte për realizimin e Pavijonit Shqiptar në edicionin e 18-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – Bienale e Venecias, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, përgëzon ekipet e kualifikuar për fazën e dytë të procesit selektiv për pasionin, angazhimin dhe profesionalizmin e projekteve të paraqitura.

 

Ministria e Kulturës shpall se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 18-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2023 është “Përsiatje të pakohë ose: Si mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara (Untimely Meditations or: How We learn to live in synthesized realities)i paraqitur nga “Heramarte” (Era Merkuri /Arkitekte, drejtuese e ekipit, Martin Gjoleka /Arkitekt, Ani Marku /Arkitekt dhe Geraldo Prendushi /Artist digjital).

 

Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, në vijim të dy fazave të procesit selektiv, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: znj. Berina Kokona, Z. Simon Battisti, Z. Eugen Kallfani, Z. Erfort Kuke and Z. Arjan Ymeri.

 

Projekti _ Përmbledhje

“Përsiatje të pakohë ose: Si mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara”

(Untimely Meditations or: How We learn to live in synthesized realities)

 

“Përsiatje të pakohë ose: Si Mësojmë të Jetojmë në Realitete të Sintetizuara” përdor arkitekturën si një mjet spekulativ për të eksploruar situata rastësore. Ajo jetëzohet në formën e dy narrativave që zhvillohen në dy hapësira publike ne Tiranë dhe në pavijonin e Bienales së Venecias. Ekspozita shërben njëkohësisht si përmbledhëse për të shfaqur narrativat e mundshme dhe si përmbajtje e mëvetësishme, duke u bërë një laborator për të artikuluar fenomene komplekse sociale. Ajo shfaq dallimin mes trillimit dhe realitetit, vë në pikëpyetje rolin e arkitektit në shoqërinë post-bashkëkohore, amplifikon përvojën njerëzore përmes teknologjisë, dhe më e rëndësishmja, lejon homo-ludens tek ne të marrë kontrollin. Ekspozita mund të lexohet përmes tre tezave:

  • Së pari, propozon një tipologji të re në qytet.
  • Së dyti, thekson kopjen virtuale në arktitekturë.
  • Së treti, shpreh një peizazh antropogjen.

 

Duke qenë se arkitektura, historikisht, është shprehur në llaç e tulla, përceptohet si një nga disiplinat më të ngurta. Sidoqoftë, siç e analizon Andri Gerber në “Arkitektonika e hapësirave të lojës” ajo ka një “traditë të gjatë të krijimit të hapësirave virtuale, të kërkimit të mënyrave të virtualitetit-veçanërisht brenda proçesit të projektimit vetë. Arkitektura ka pasur gjithmonë kopje virtuale- struktura hapësinore të maskuara”

Bazuar në një kërkim të mëparshëm të ekipit, ai vë në përdorim cilësinë virtuale të arkitekturës dhe luan me idenë e McLuhan që “mjeti është mesazhi” duke e përkthyer në narrativa të mundshme që ndodhin në hapësira publike në Tiranë.

Tek stadiumi Selman Stërmasi (Dinamo), ekipi shikon potencialin e një hapësire qytetare, gjurma e së cilës është magjepsëse në një qytet kaq të dendur. Bosh apo plot, me apo pa program, ky realitet i fragmentuar nuk bëhet i mërzitshëm. Ambiguiteti i tij shërben si një katalizator për punën e ekipit.

Prototipi tjetër është Liqeni Artificial.

Këto dy raste shërbejnë si shembuj kontrasti mes marrëdhenieve njeri-natyrë. Nga njëra anë, natyra ka zaptuar stadiumin dhe e ka kthyer në një peizash gjithnjë e më pak të ngjashëm me një projektim njerëzor. Nga ana tjeter, edhe pse liqeni shërben si zemra e qytetit, po rraskapitet duke bërë që ekosistemi i tij të përjetojë stres mjedisor. A mund të përdorim një aleance mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale për të përmirësuar jetën në të dhe të luftojmë krizat mjedisore të krijuara nga vetë ne?”

 

 

Ekipi propoozues

Era Merkuri, Arkitekte, drejtuese e ekipit

Martin Gjoleka, Arkitekt

Ani Marku, Arkitekt

Geraldo Prendushi, Artist digjital

 

 

 

 

JURIA NDËRKOMBËTARE

 

  • Berina Kokona, Kryetar

Berina Kokona është artiste, skenografe dhe aktualisht edhe pedagoge në Universitetin e Arteve. znj Kokona është përfaqësuese e  brezit më të ri të artisteve shqiptare të artit figurativ. Ajo ka një karrierë të gjatë artistike në fushën e skenografisë dhe kostumografisë të shumë veprave teatrore dhe filmike. Pjesëmarrësë në disa ekspozita brenda dhe jashtë vendit.

 

 

  • Eugen Kallfani

Eugen Kallfani ka mbaruar Universitetin e Studimeve në Firence, Itali, Fakulteti i Arkitekturës. Prej disa vitesh Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, aktualisht mban pozicionin e Drejtoritë të Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Z. Kallfani ka eksperiencë të gjerë në planifikimin urban, projektim objektesh civile dhe banesa shume kateshe,restaurime, ndertim godinash, restaurimin e monumenteve te kultures ,projekte restaurimi në qendrën historike dhe zonën e mbrojtur të Beratit.

 

  • Simon Battisti 

Arkitekt që zhvillon aktivitetin  në Tiranë, aktualisht Drejtor i Qendra “Marrëdhënie”. Puna e tij përqendrohet në qasje alternative dhe kritike ndaj zhvillimit në planifikimin hapësinor. Përmes mësimdhënies dhe kërkimit të pavarur, ai studion lidhjen mes planifikimit të turizmit, migrimit, infrastrukturës dhe vetë-menaxhimit në Shqipërinë, me fokus kryesor në bregdetin jugor. Në vitin 2016, ai ishte kuratori i “I Have Left You the Mountain”, pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës së Venecias. Ai është redaktori themelues i “Very Vary Veri”, një revistë për arkitekturën dhe urbanizmin në Harvard GSD, etj.

 

  • Erfort Kuke

Erfort Kuke, regjizor, producet dhe bashkëthemelues i Kube Studio, një prej shtëpive të produksionit më të mirat në vend, me fushë të aktivitetit ndërkombëtare në industrinë e reklamave, dixhitale, të filmit dhe artit. Z. Kuke është drejtues i një ekipi ndërdisiplinor të talentuar të përbërë nga producentë, regjisorë, zhvillues, dizajnerë, animatorë, fotografë me pasioni kryesor për artin dhe teknologjinë.

 

  • Arjan Ymeri

Arjan Ymeri është drejtor ekzekutiv dhe anëtar bordi i OFICINA Innovation Hub, një kontribues kryesor ne integrimin e rinisë, startup-eve dhe bizneseve inovative, duke kontribuar në rritjen ekonomike, punësimin e të rinjve, vizibilitetin dhe zhvillimin në vend. Aktualisht ai është i angazhuar në pasurimin e sistemit të sipërmarrjes në Shqipëri dhe në mbështetjen e inovacionit.

 

 

 

 

 

 

KOMISIONER: Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë

PROJEKTI: “Përsiatje të pakohë ose: Si mësojmë të jetojmë në realitete të 

sintetizuara”

(Untimely Meditations or: How We learn to live in synthesized realities)

 

KOHËZGJATJA: 20 maj deri më 26 nëntor 2023 (inagurimi 18 dhe 19 maj) në Giardini dhe Arsenale

SALLA: Arsenale di Venezia

 

MINISTRIA E KULTURËS

Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, Tiranë, Shqipëri

Email: info@kultura.gov.al dhe bienale2018@kultura.gov.al

Faqe web: www.kultura.gov.al

PR dhe Komunikim: Alma Mile,  Ministria e Kulturës

e-mail: alma.mile@kultura.gov.al

 

 

 

 

 {:}