Ministry of Economy, Culture and Innovation

Insituti Francez i Historisë së Artit INHA, së bashku me fondacionin “Marc de Montalember”, kanë krijuar së bashku çmimin “Marc de Montalember” në vlerën financiare prej 8 mijë eurosh. Fituesit të çmimit i ofrohet dhe mundësia e një vizite dhe qëndrimi në ishullin e Rodit në Greqi, si dhe dy vizita në Paris, në fillim dhe në fund të projektit.

Për të gjashtin vit ky çmim u drejtohet kërkuesve nën moshën 35 vjeç, nga një vend i Mesdheut, punimet e të cilëve i dedikohen Mesdheut. Aplikuesi për pjesëmarjen në këtë çmim duhet të ketë mbrojtur një doktoratë, ose të jetë duke e mbrojtur, në një nga fushat e mëposhtme të veprimit të Insititutit :

  • Histori e artit antik, historia e arkeologjisë
  • Histori e artit mesjetar
  • Praktika të Historisë së Artit
  • Histori e shijes
  • Histori e arkitekturës
  • Histori e artit bashkëkohor, shek XX-XXI
  • Artet dekorative,dizajn dhe kulturë materiale
  • Art, arkitekturë në kuadër të globalizimit

Kandidati do të vlerësohet në bazë të CV-së dhe projektit, origjinalitetit dhe interesit, qëndrueshmërisë së projektit për sa i përket botës mesdhetare. Prezantimi i projektit duhet të jetë në frengjisht ose në anglisht, duhet të përfshijë një kalendar pune, një vend të qartë në lidhje me fushat e kërkimit të INHA-s, një parashikim të shpenzimeve të nevojshme për realizmin dhe një tregues të rezultateve të pritura dhe të perspektivave të shpërndarjes. Prezantimi duhet të shoqërohet me një letër motivimi në frengjisht të shkruar me dorë dhe dy letra prezantimi të firmosura nga persona kompetent që mund të deshmojnë seriozitetin e kandidatit të Projektit. Parasysh do të merren vetëm projektet individuale.

Realizimi dhe finalizimi i projektit

Realizmi i Projektit me një kohëzgjatje prej një viti, do të nisë me një qëndrim një mujor në Paris, si hulumtues, do të mikpriteni nga INHA, në pritjen e dytë që do ju bëhet duhet të prezantoni publikisht rezualtatet. Të dy qëndrimet në Paris do të merren përsipër nga INHA dhe Fondacioni Marc de Montalembert. Fituesi do të përfitojë mbështetjen e një këshilltari shkencor të INHA. Rezultatet e hulumtimit do të publikohen dhe do të shpërndahen me konkursin e INHA

Afati

Pranimi i aplikimeve: që nga 1 tetori 2014 deri më 30 nëntor 2014, në web-in e INHA-s, ose me postë, (data e vulës së postës mjafton për pranimin).

Publikimi i fituesit: 15 ditëshi i dytë i janarit 2015

Dokumentat e dosjes sa më poshtë:

  • CV e aplikuesit
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Projekti i hartuar në frengjisht, ose në anglisht
  • Identifikimi i vendit në një fushë të INHA-s
  • Kalendar pune
  • Buxheti i parashikuar
  • Pritshmëri nga projekti
  • Letër motivimi shkruar në frengjisht
  • Të paktën dy letra rekomandimi

Kontakte

INHA-Prix Marc de Montalembert: http://www.inha.fr

Fondation Marc de Montalembert: http://www.fondationmdm.com

Secretariat of the Department of Study and Research: 01 47 03 85 81

e-mail: der-dir@inha.fr

Kujtesë: Dosja duhet të plotësohet në format PDF. Çdo dosje jo e plotë do të refuzohet.{:}