Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Bashkinë e Himarës dhe shoqërinë e projektimit “SON Engineering & Construction” njofton dëgjesën publike në kuadër të hartimit të projektit të zbatimit me objekt:

 

Restaurimi dhe rikualifikimi urban i territorit në Qendrën Historike dhe zonën e mbrojtur në fshatrat Dhërmi dhe Vuno

 

Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë dëgjese të gjithë palët e interesuara, përfaqësues të komunitetit, grupet e interesit dhe ekspertë të fushës.

Kërkohet kontributi i të gjithë banorëve me informacione dhe dokumentime fotografike të vendbanimeve tradicionale dhe i zonave të trashëgimisë kulturore në fshatrat Dhërmi dhe Vuno.

 

Takimi zhvillohet në datë 16 shtator 2016, ora 11:00, në ambjentet e “Panorama”, Dhërmi.

 

Ju mirëpresim!{:}