Ministry of Economy, Culture and Innovation

Dokumentat_e_ankandit

procesverbal_i_gjendjes_teknike

skeda_informative

Në mbështetje të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe civilë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1242, datë 16.12.2009  “Për rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të ankandit, kriteret e vlerësimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe mënyrën e indeksimit të përfitimit financiar mujor” i ndryshuar, ju njoftojmë sa më poshtë:

1.    Fillimin e procedurës së hapur të ankandit të tretë për automjetet në pronësi të IMK-së më datë 24.03.2014.
2.    Dokumentacioni përkatës i automjetit që do të shitet, do të jetë në dispozicion për çdo ofertues, në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe të APP.
3.    Njoftimi do të qëndrojë i publikuar për një periudhë 1 mujore gjatë të cilës çdo i interesuar mund të paraqesë me shkrim ofertën.
4.    Ofertat do të dorëzohen vetëm dorazi ose me postë dhe afati i fundit i dorëzimit do të jetë data  24.04.2014 deri në orën  10.00.
5.    Hapja e ofertave do të bëhet më datë 24.04.2014 ora 10.00.
6.    Ofertat e paraqitura pas mbarimit të afatit të fundit të paraqitjes do t’u kthehen të pahapura ofertuesve që i kanë paraqitur ato.

KRYETARI I KOMISIONIT TE ANKANDIT

STELA HAXHIU{:}