Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekte kulturore për vitin 2021.
Në kushtet e pandemisë Covid-19, Ministria e Kulturës është angazhuar në krijimin e një klime të shëndoshë për nxitjen dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore, promovimin e trashëgimisë sonë materiale dhe jomateriale, me qëllim mbajtjen gjallë të komunikimit me publikun.
Programi i Ministrisë së Kulturës për Artin dhe Trashëgiminë 2021 do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar forcimin e kapaciteteve të artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes së tyre në mekanizmat inovativë të financimit.
Fondi i Artit dhe Trashëgimisë 2021 do mbështetë organizatat jofitimprurëse të artit dhe kulturës, artistët, individët (persona fizikë ose juridikë) të cilëve u është dashur të zvogëlojnë dhe ndryshojnë në mënyrë drastike programet e tyre, si rezultat i pandemisë, me qëllim që t’i përshtatin programet, hapësirat dhe modelet e funksionimit.
Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri.
Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 1 Shkurt – 5 Dhjetor 2021

Thirrja për projekt-propozime do të qëndrojë e hapur nga
3 DHJETOR 2020 – 8 JANAR 2021, ora 16.00

Shpallja e Fituesve : 26 Janar 2021
Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al
Lista e Dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:

Aneks 1: Udhëzuesi i Granteve

Aneks 2: Formulari i Aplikimit

Aneks 3: Formulari i Buxhetit

Aneks 4: Kalendari i aktiviteveve

Aneks 5: Lista e dokumenteve{:}