Ministry of Economy, Culture and Innovation

Datë 24.07.2014

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor i Agjencisë të Shërbimit Arkeologjik

Kandidatet duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Pozicionin “Drejtor i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik”, në përputhje me nenin 21 të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar (kopje të kartës së identitetit ose pasaportës).
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (kopje të diplomës).
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse (vërtetim nga Institucionet e shëndetit publik).
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje (Vërtetim prokurori ose Ministria e Drejtësisë).
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore (vërtetim nga institucionet në të cilat kandidati ka qenë i punësuar).

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
Drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik

a)    Të ketë formim/edukim profesional të lartë në arkeologji, inxhineri ndërtimi ose arkitekturë.
b)   Të ketë studime universitare ne nivel Master ose “Doktoraturë” (përbën avantazh) apo një titull të barazvlefshëm me të, diplomë të integruar në fushat e mësipërme, mundësisht studime në vendet perëndimore.
c)    Të ketë përvojë të paktën 10 vjeçare pune në fushat e përmendura në pikën a.
d)   Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e historisë, studimit të qytetërimeve, peizazhit, planifikimit  të territorit në zonat të mbrojtura.
e)   Të ketë aftësi të provuara të punës në grup.
f)    Te ketë iniciativë profesionale dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
g)   Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht etj

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 31.07.2014 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.{:}