Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor në Zyrën e Administrim Koordinimit të Parkut Kombëtar Butrint – Kategoria e pagës III-a.

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

 

a)      Përgjegjës për ruajtjen, administrimin, koordinimin dhe menaxhimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe vlerave mjedisore në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

b)      Drejton dhe koordinon punën administrative, menaxhuese dhe veprimtarinë ekonomike te ZAKB-së, si dhe përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët.

c)      Mban kontakte dhe marrëdhënie me institucione shtetërore dhe private, me persona juridikë dhe fizikë, me organizma kombëtare dhe ndërkombëtare.

d)     Koordinon dhe harton plane zhvillimi, të detajuara në përputhje me natyrën dhe masën e zhvillimit të përcaktuara nga plani i menaxhimit.

e)      Bashkëpunon me të gjitha institucionet shtetërore që ushtrojnë aktivitetin në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

f)       Mban lidhje të vazhdueshme dhe informon strukturat e pushtetit qendror dhe vendor, për zhvillime të karaktereve të ndryshme që kryhen jashtë territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, por që mund të kenë impakte në park.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

a)      Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në njërën nga fushat: Arkeologji, Trashëgimi Kulturore, Arkitekturë;

b)      Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet në njërën nga fushat e sipërcituara;

c)      Preferohet të ketë kualifikime shtesë në fushën e mjedisit;

d)     Preferohet të ketë ketë përvojë në sektorin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore;

e)      Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të BE.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a)      Jetëshkrimi CV;

b)      Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;

c)      Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d)     Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e)      Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f)       Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g)      Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Kandidati duhet të propozojë një platformë për administrimin dhe promovimin e Parkut Kombëtar të Butrintit

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 22.01.2018, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës. {:}