Ministry of Economy, Culture and Innovation

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E KULTURËS

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

Datë 19/02/2019

Në zbatim të nenit 7, të Ligjit 8096, datë 21.03.1996 “Për Kinematografinë”, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar për konkurim sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,  Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Kryetar, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë – Kategoria e pagës II-b

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

           

Objektiva Artistikë dhe Politike

Të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve të reja në kinematografi, pjesë e së cilës të jenë:

  1. Mbështetja ekonomike, drejtimi dhe koordinimi i të gjithë veprimtarisë kinematografike në Republikën e Shqipërisë, krijimi, prodhimi, bashkëprodhimi, shpërndarja e shfaqja e veprave filmike, si dhe format e tjera të shfrytëzimit të punëve krijuese kinematografike;
  2. Zgjerimi i aksesit ndaj kulturës për fëmijë dhe të rinj, nëpërmjet programit “Edukimi përmes kinemasë”;
  3. Rijetësimi i ofertave kulturore, veçanërisht për kualifikimin, specializimin dhe përgatitjen e kineastëve të rinj si dhe botimeve të ndryshme të veprimtarisë kinematografike;
  4. Të ndërmarrë përfaqësime të kinematografisë shqiptare në botë, si dhe shkëmbime ndërkombëtare,

Objektiva në Administrim

  1. Të sigurojë ligjshmëri dhe transparencë të kontratave individuale dhe procedurave të punësimit;
  2. Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor;
  3. Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta;
  4. Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucionit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës;

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të ketë arsim universitar dhe kualifikime plotësuese në fushat e: artit, menaxhimit të artit kulturor dhe drejtimit të projekteve kulturore;
  2. Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në drejtim, menaxhim apo krijimtari në fushën e kinematografisë, të vërtetuar me dokument;
  3. Të dëshmojë përvoja ndërkombëtare në fushat e përmendura në pikën a dhe b;
  4. Të ketë përvojë në drejtimin e institucioneve kulturore e artistike dhe ti dëshmojë ato;
  5. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e kinematografisë shqiptare me qëllim reformimin e tij përkrah modeleve më të mira bashkëkohore, si dhe të prezantohen njohuritë në një raport të shkurtër;
  6. Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato;
  7. Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucionit si dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë;
  8. Të ketë përvojë në programe të Edukimit Përmes Kulturës, ose programe të ngjashme brenda ose jashtë vendit;
  9. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrimi CV;
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Kandidati duhet të dorëzojë një platformë për administrimin e QKK-së, promovimin dhe përfaqësimin e kinematografisë shqiptare në botë.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 06/03/2019, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës. {:}