Ministry of Economy, Culture and Innovation

Datë 12.6.2014

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003, ”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për këtë pozicion:

Drejtor i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i QRVA” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar (pashaportë).
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

•    Arsim të lartë universitar në fushën e  pamor (skulpturë)
•    Krijimtari artistike në fushën e artit pamor (skulpturë)
•    Përvojë në drejtim apo  menaxhim administrativ
•    Aftësi  të dallueshme komunikimi

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 16.06.2014 pranë Zyrës së Protokollit  ne Ministrinë e Kulturës.

{:}