Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Përgjegjës I Sektorit të Arkivit dhe Sekretarisë Teknike

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Sekretarisë Teknike” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:

a) Të jenë shtetas shqiptar (pasaporta).

b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë).

ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse (vërtetim nga institucionet e shëndetit).

d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi (dëshmia e Penalitetit).

dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore (vërtetim nga punëdhënësi i fundit).

Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin

1) Master Shkencor në Arkeologji

2) Mesatare e lartë në studimet universitare dhe pasuniversitare

3)Të ketë 5 vite pune në profilin e mësipërm

4) Botime në revista shkencore të fushës së arkeologjisë

5) Dëshmi të gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, italisht

6) Njohje e mirë e programeve kryesore kompjuterike që lidhen me Sektorin e Arkivit dhe të Sekretarisë Teknike

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 06.03.2014 (ora 16.30) pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

Për informacion dhe pyejte rreth proçedurës:
Email: sekretaria.kka@gmail.com
Tel +355 42272171 (e Hënë – Premte, 10.00 – 14.00)
Adresa: Zyra e protokollit ASHA ne Min. e Kulturës.
Për adresën në hartë interaktive klikoni këtu
{:}