Ministry of Economy, Culture and Innovation

REPUBLIKA E SHQIPERISË

MINISTRIA E KULTURËS

DREJTORIA RAJONALE E KULTURES KOMBETARE

Gjirokastër

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, DRKK Gjirokastër, shpall konkursin në këtë pozicion:

Përgjegjës – Sektori i Arkeologjisë,Arkitekturës, Artit dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore:

Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion janë në përputhje më nenin 12, të Ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

  1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët :
  1. Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
  3. Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

 

  1. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin: Pergjegjes – Sektori i Arkeologjisë, Arkitekturës, Artit dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore:
  2. Të ketë formim/edukim profesional të lartë në një nga fushat që vijojnë: Arkitekt, Ing. ndertimi, Arkeologji.
  3. Të ketë titull “Master i Shkencave” apo një titull të barazvlefshëm me të, në fushat e mësipërme.
  4. Të ketë përvojë të paktën 5 vjeçare pune në fushat e përmendura në pikën 2(a).
  5. Të provojë në mënyrë të dokumentuar specializime/trajnime në fushën e restaurimit te objekteve te trashëgimisë kulturore.
  6. Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojën konkrete ne në fushen restaurim.
  7. Të ketë aftësi të mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qëndrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.
  8. Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
  9. Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
  10. Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.
  11. Të jetë rezident në qytetin ku ndodhet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore perkatese.

3. Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës, 14 / 04 /2014 pranë Zyrës së Protokollit në DRKK.{:}