Ministry of Economy, Culture and Innovation

REPUBLIKA E SHQIPERISË
MINISTRIA E KULTURËS
DREJTORIA RAJONALE E KULTURES KOMBETARE
Gjirokastër
NJOFTIME PUNE

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin,lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore  Gjirokastër , shpall konkursin në këtë pozicion :
Përgjegjës sektori i Parkut arkeologjik  Antigone/Adrianopol
Të gjithë personat e interesuar mund tënjihen me kërkesat e veçanta për konkurrim përmes faqes zyrtare tëinternetit të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al. Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicionjanë në përputhje më nenin 12, të ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:
a) Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
b) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
c) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
e) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

2. Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin: Pergjegjes sektori i Parkut arkeologjik
a) Të ketë formim/edukim profesional  të lartë në një nga fushat që vijojnë:histori, arkeologji, menaxhim trashegimie  apo në një fushë të përafërt me to.
b) Të ketë titull “Master i Shkencave” apo një titull të barasvlershëm me të, në fushat e mësipërme.
c) Të ketë përvojë të paktën 10 vjeçare pune në fushat e përmendura në pikën 2(a), 5 vjet nga të cilat në fushën e menaxhimit te trashëgimisë kulturore.
d) Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojënë fushën e arkeologjise, historise, menaxhimit te trashegimise materiale, muzeologjise.
e) Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
f) Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
g) Të komunikojë mirë në një nga gjuhët kryesore të huaja.

3. Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës,  14/04/2014 pranë Zyrës së Protokollit në DRKK-Gjirokastër .{:}