Ministry of Economy, Culture and Innovation

Njoftim për konkurim për 1 (një) vend të lirë pune në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit, në pozicionin:

“Specialistit të Ankimit dhe Gjykimit”, pranë Sektorit të Regjistrimit, Çertifikimit dhe Ankimit, në Tiranë

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e  të drejtës së autorit dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :

  • Kërkesa të veçanta për kandidatët:

– Të ketë Diplomë Universitare në Degën Juridik;
– Të ketë eksperiencë në ndjekjen e proceseve gjyqësore të paktën 2 vjet;
– Të ketë eksperiencë pune si jurist në fushën e të drejtës së autorit jo më pak se 1 vit;
– Të ketë  përvojë pune të paktën mbi 1 vit në sektorin e administratës publike;
– Të jetë njohuri të mira të gjuhës angleze;
– Njohuria e një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh;
– Të  ketë njohuri të mira mbi programet kompjuterike;
– Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike;
– Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Të interesuarit duhet të dorëzojne dokumentat e tyre brënda datës 15/07/2014 pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.

  • Paraqitja e dokumentave:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.07.2014 në adresën; Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr 71, kati IV,Tiranë,  këto dokumenta:
–    Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur,
–    Curriculum vitae,
–    Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
–    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
–    Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
–    Fotokopje të librezës së punës.
–    Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
–    Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
–    Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
–    Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit{:}